Nëna e Ledri Vulës ishte pasditen e kësaj të mërkure e ftuar te Rudina. Ajo ka folur gjatë për djalin e saj dhe ka treguar difektet që ai ka duke ju thënë të gjitha vajzave se ai nuk është aq perfekt sa duket.
“Është dembel, nuk di të gatuajë, nuk di të shtrojë tavolinën, as nuk di ta pastrojë …” – rrëfen e ëma. Edhe pse duket një ankesë tipike e nënave, e di mirë se i biri, me të gjitha angazhimet që ka, nuk ka kohë për t’u marrë me punët e shtëpisë. Por Xheraldina mendon se ai duhet të jetë i zoti për t’ia dalë edhe vetë, qoftë edhe me gjëra të vogla, në dukje, si këto.
“Unë dua që ai të jetë i zoti të kujdeset për vete dhe jo të gjejë gjithçka gati e të pyesë “a m’u hekuros këmisha?” – shton me të qeshur Xheraldina.
Nga ana tjetër ajo u shpreh se fanset e Ledri janë të shuma. “Unë bashkëjetoj me fanset e Ledrit…” – tha me keqardhje dhe me krenari njëkohësisht Xheraldina Vula, nëna e Ledri Vulës, sot nga “Rudina”, ku ishte e ftuar. Keqardhje, sepse e kupton mjaft mirë ç’do të thotë të kesh idhull dikë dhe të mos e arrish dot, por edhe krenari në të njëjtën kohë, që reperi i njohur ka aq shumë njerëz që e duan./opinion/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...