“Fitorja për botën është çmimi që dua”, Trump qesh rreth pyetjes mbi Nobelin

23:55 | 9 Maj 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump është treguar modest dhe ka qeshur me pyetjen rreth marrjes së Çmimit Nobel të Paqes dhe duke thënë se ndërsa “gjithkush mendon” ai meriton një, ai është i interesuar vetëm për të negociuar një Kore të paarmatosur.

Pas një takimi të qeverisë, Trump u pyet nëse beson se është i denjë për Nobel, transmeton portali arbresh.info

“Të gjithë mendojnë kështu, por kurrë nuk do të thoja. Çmimi që dua është fitorja për botën, jo për këtu, dua fitoren për botën, sepse kjo është ajo për të cilën po flasim, pra ky është i vetmi çmim që dua”, tha Trump.

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in ka deklaruar se Trump e meriton Nobelin e Paqes, pasi ka arritur që të bashkojë dy Koretë drejt paqes./arbresh.info/

Të ngjashme