Ministri i jashtëm reagon ndaj ndalimit të karateistëve dhe deputetëve

23:50 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i jashtëm Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ndalimit karateistëve dhe deputetëve të Kosovës që të hyjnë në Serbi, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se serbët duhet të heqin dorë nga sindroma e të ndjerit të poshtëruar ndaj idesë së Kosovës si shtet i pavarur.

Të plotë e gjeni shkrimin e z. Pacollit në Facebook:

“Serbët duhet të heqin dorë nga sindromi i të ndjerit të poshtëruar prej idesë së Kosovës së pavarur, ide botërisht e pranuar. Kjo sindromë i bën që të shohin si rrezik për dinjitetin e tyre praninë e karateistëve dhe parlamentarëve të Kosovës në territorin e tyre me simbole shtetërore në Ditën e Evropës.  Ju bëj thirrje fqinjëve kufitarë: shikoni vetëm përpara!”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme