Në Angli dhe Skoci shpërndarja e kokainës është “më e shpejtë se ajo e picës”

23:25 | 9 Maj 2018
Trina Galanxhi

Kokaina mund të dorëzohet më shpejt se një pica në Angli dhe Skoci, ka gjetur një sondazh i drogës globale.

Rreth 36.8 përqind e njerëzve të anketuar në Angli thanë se mund të marrin kokainë brenda 30 minutave, ndërsa 37.4 përqind në Skoci thanë të njejtën gjë, duke i renditur ato në vendin e pestë dhe të gjashtë në renditjen botërore, transmeton portali arbresh.info

Rreth 12.2 përqind e njerëzve në Angli dhe 19.8 përqind e tyre në Skoci, thanë se për aq kohë mund të marrin edhe një picë.

Anketimi Global i Drogës 2018 pyeti 130,000 përdorues të drogës në 44 vende, duke përfshirë më shumë se 5,000 në Britani të Madhe, mbi përdorimin e drogës rekreative dhe ndikimin e saj në shëndet.

Në raport thuhet se në shumë qytete shpërndarja e drogës nëpër rrugë ka filluar të zhduket.

“Nuk është aspak befasuese që klientët kërkojnë rrugë më të sofistikuara”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme