Një nënë nga Birminghami në Britani të Madhe ka detyruar vajzën e saj të mitur që të udhëtojë drejt Pakistanit dhe me forcë e ka detyruar atë që të martohet.
Gruaja tanimë është duke u përballur me d yakuza, për martesë të detyruar dhe për dëshmi të rrejshme, pasi ajo i kishte thënë vajzës së saj 17-vjeçare që ajo do të merrte pjesë në një ceremoni familjare, shkruan “The Guardian”, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, ajo që ndodhi ishte se e tëra ishte planifikuar që vajza të martohej me nipin e bashkëshortit të saj të ri, një 33 vjeçar pakistanez.
Pasi ajo u dërgua jashtë vendit dhe u mbyll në shtëpi, nëna e saj e kishte rrahur atë dhe e kishte kërcënuar se do t’ia djegë pasaportën nëse ajo nuk pajtohet me dëshirat e saj.
As nëna dhe as vajza nuk mund të identifikohen për arsye ligjore.
Gjykatësit në Birmingham janë tronditur kur kanë mësuar se vajza ishte fejuar gjatë një vizite të mëparshme në Pakistan, kur ajo ishte vetëm 13 vjec.
Vajza ka arritur që të dëshmojë tmerrin që po përjeton në Pakistan pasi i kishte dërguar motrës së saj disa mesazhe në telefon.
Edhe pse seanca është duke vazhduar, gjykatësit kanë theksuar se në rast të dënimit, ky do të ishte rasti i parë i dënueshëm mbi martesat e detyruara në Britani të Madhe./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua