Kanë filluar punimet në segmentin në të cilin ndodhë rrëshqitjet e dheut në rajonin e Kaçanikut që lidhet direkt me Shkupin.
Zv/ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka bërë të ditur se sot kanë filluar punimet dhe se pikërisht sot janë bërë shpimet gjeomekanike për të kuptuar saktë nivelin e rrëshqitjes, transmeton Indeksonline.
Sipas tij shpimet janë bërë deri në 20 metra, por që është paraparë të vazhdohet deri në 30 metra pasi ka akoma shtresë të qëndrueshme.
Postimi i plotë:
Sot kemi filluar me punë në segmentin në të cilin kanë ndodh rreshqitjet e dheut, dhe pikërisht sot janë bërë shpimet gjeomekanike për me kuptua saktë nivelin e rrëshqitjes i cili përshkon siperfaqen prej 150 m gjatësi.
Shpimet janë bërë deri në 20 metra, mirëpo vlerësimi ynë është që të vazhdohet deri në 30 metra për shkak se nuk kemi akoma shtresë të qëndrueshme.
Dua të besoj se deri në në fund të kësaj jave do të kemi rezultate profesionale dhe përfundimtare. Pas kësaj, do të dalim me propozim për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe sanimin e gjendjes së krijuar.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...