Edhe pse është normale që të humbisni deri në 100 qime nga koka juaj çdo ditë, humbja e tepërt e flokëve është shqetësuese.
Megjithatë, një ilaq i zhvilluar së fundmi për të trajtuar osteoporozën mund të ndihmojë së shpejti ata që dëshirojnë të trajtojnë ose madje edhe të ndryshojnë qerosjen, transmeton portali arbresh.info
Gjetjet janë publikuar të marten në revistën PLOS Biology.
Rruga për të gjetur këtë kompleks të ri filloi me një drogë imunosupresive, ciklosporin A, që është përdorur që nga viti 1980 për të trajtuar pacientët që janë duke kaluar nëpër kirurgji transplantimi ose duke luftuar me sëmundje autoimune.
Ciklosporina A ka disa efekte të rënda anësore, përfshirë konvulsione dhe diarre, por disa pacientë kanë përjetuar diçka të pazakontë: rritja e padëshiruar e flokëve.
Duke zbuluar një përgjigjje të mundshme ndaj qerosjes, Qendra e Kërkimit të Dermatologjisë të Universitetit të Mançesterit vendosën të hetojnë duke analizuar ndikimin e drogës në shprehjen e gjeneve.
Ata gjetën se ciklosporina A ngulfaton një proteinë të caktuar (zakonisht të njohur si SFRP1) që pengon rritjen e flokëve. /arbresh.info/
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...
Pezullohet operacioni i kërkim-shpëtimit për turistin lituan...
Lideri suprem i Iranit thotë se Hamasi do të mbijetojë, pava...
“Tronditet” Serbia: “Hakohet” një billbord në Valevë – shqip...
Një ditë para Maratonës, Veliaj: Tirana të jetë një kartolin...