Pacolli shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe, atje hapet ambasada e Kosovës

20:27 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli është nisur për në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan arbresh.info.

Bëhet e ditur se ai atje do të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës.

“Pas lindjes së largët, sot arrita në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku nesër do të bëjmë inaugurimin e ambasadës së Republikës së Kosovës në këtë shtet të fuqishëm. Prania e Kosovës nëpër botë dita ditës po shtohet, ashtu siç po rriten edhe mundësitë e zhvillimit të vendit tonë”, shkruan Pacolli.

Ndërkohë javën e shkuar kryediplomati ishte në Azi e Lindje të Largët për të lobuar për njohjen e shtetit të Kosovës nga ato vende qe po hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme