Një kamikaze në duart e Edi Ramës.
Kështu e ka cilësuar Lulzim Basha kryeprokuroren Arta Marku, e cila shkarkoi këtë të mërkurë kryetarin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Hajdarmataj, personi që kishte në dorë dosjen Tahiri.
Kryetari i PD-së ka ngritur tonet duke thënë se Rama e paralajmëroi që dje shkarkimin e Hajdarmatajt, kur tha se për Saimir Tahirin nuk ka asnjë provë inkriminuese. Basha ka shtuar më tutje se shkarkimi i Hajdarmatajtj vjen në një kohë kur kishin ardhur prova të reja për Saimir Tahirin, nga vende si Italia e Greqia.
Lideri i demokratëve madje ka paralajmëruar kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, se për këtë veprim do te mbajë përgjegjësi personale.
“Edi Rama shpalli në media urdhërin e tij ndaj prokurorisë kur tha se nuk ka prova kundër tahirit. Nuk u ndal me kaq, sot kamikazja e Edi Ramës njoftoi shkarkimin e Besim Hajdarmataj.
Ai është zëvendësuar nga një tjetër kamikaze të Edi Ramës. Shkarkimi me urdhër vjen pak ditë pas ardhjes së materialeve hetimore nga Greqia e Italia për Saimir Tahirin. Vjen ditën kur prokuroria nuk kishte më nevojë lejen e Ramës për arrestimin e Tahirit.
Shkarkimi vjen sot kur PD denoncoi mbështetjen e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, që është dënuar në Itali për trafik droge. U shkarkua Hajdarmataj, pasi po mblidheshin prova të reja për Tahirin dhe Ramën.
E arrestojnë për sy e faqe dhe pastaj e shpallin të pafajshëm. Edi Rama po bën gjithçka që të shpëtojë Tahiri. Kjo është arsyeja se përse emërimi i kamikazez së re të Ramës është bërë në shkelje flagrante të ligjit. Ky është një vendim i paligjshëm, Prokurorja e Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi personale. Reforma në Drejtësi ka rënë.”-tha Basha./Gazeta Express
Deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.
Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 9. Mai 2018
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...