Dy shqiptarë humbën jetën në mënyrë tragjike gjatë orëve të para të ditës së sotme, në autostradën që lidh zonën Kifisu me Pireun, për shkak të një shoferi kamioni të dehur.
Spiro Guri dhe Dhimitër Pabuko mbetën të vdekur nën rrotat e kamionit disa tonësh të shoferit 64-vjeçar grek, raporton Albeu.com.
Së fundmi, në mediat greke kanë dalë pamjet e këtij aksidenti, ku duket qartë që makina e dy shqiptarëve është goditur në mënyrë të papritur nga kamioni, i cili ka dalë nga rruga duke kaluar në korsinë tjetër.
Vlen për t’u theksuar fakti se në mediat greke janë duke u raportuar të dhëna lehtësuese për shoferin që vrau dy shqiptarët duke thënë se ai pinte për shkak se kishte humbur të birin në një aksident rrugor, ndërsa kolegët shprehen se ai ishte një shofer model dhe se ishte rruga fajtore për aksidentin.
https://www.youtube.com/watch?v=RIb1dup6A9w
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...