Breshëri shkatërron të mbjellat, fermerët kërkojnë ndihmë

15:40 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Fermerët në disa fshatra të njësisë administrative Cakran në Fier kërkojnë ndihmë për të përballuar koston e dëmeve në bujqësi te cilat iu shkaktuan ditët e fundit nga moti i keq.

Në fshatrat Vreshtas, Gorishovë dhe Korceraj janë dëmtuar disa dhjetëra hektarë me vreshta dhe kultura bujqësore, pemë frutore dhe qindra rrënjë ullinj brenda 20 minutash për shkak të breshrit.

Të moshuarit e zonës thonë se nuk mbajnë mend breshër të tillë, shkruan top channel.

Nga Drejtoria e Bujqësisë, raportohen dëme në vreshta në 45 hektarë me dëmtime në gjethe e bistakë. Zemërimit të natyrës i kanë shpëtuar vetëm lastarët.

Dëme ka edhe në sipërfaqet e mbjella me fasule, domate, patate, qepë etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme