Platformat e mediave sociale po përdorin të njëjtat teknika si bzneset e lojërave të fatit për të krijuar varësi psikologjike dhe për të futur produktet e tyre në jetën e përdoruesve, paralajmërojnë ekspertë.
Këto metoda janë aq efektive sa mund të aktivizojnë mekanizma të ngjashëm si kokaina në tru, të krijojnë dëshira psikologjike dhe madje të tërheqin ” thirrje dhe njoftime fantome” ku përdoruesit e ndjejnë zhurmën e një smartphone, madje edhe kur nuk ka ndodhur, bën të ditur The Guardian.
“Facebook, Twitter dhe kompanitë e tjera përdorin metoda të ngjashme me industrinë e lojërave të fatit për të mbajtur përdoruesit në faqet e tyre”, tha Natasha Schüll, autorja e Addiction by Design, e cila raportoi se si makinat slot dhe sisteme të tjera janë projektuar për t’i kyçur përdoruesit në një cikël varësie. “Në ekonominë online, të ardhurat janë një funksion i vëmendjes së vazhdueshme të konsumatorit – e cila matet në klikimet dhe kohën e kaluar.
S ka lidhje nëse është Snapchat, Facebook-i, ose CandyCrush, shpjegon Schüll, ju merrni cikle të përsëritura të pasigurisë, parashikimeve dhe reagimeve – dhe shpërblimet janë të mjaftueshme për t’ju mbajtur online.
“Nëse shkëputeni, ju merrni mesazhe ose oferta bonuse për të tërhequr vëmendjen tuaj dhe t’ju sjellin prapë në rrjet”, tha Schüll. “Duhet të fillojmë të njohim shpenzimet e kohës së kaluar në mediat sociale. Kjo nuk është vetëm një lojë – ajo ndikon në ne financiarisht, fizikisht dhe emocionalisht “.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...