Google ADS

MPJ: Ambasadori Naumovski do të thirret për konsultime në Shkup

15:31 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Nuk ka mosmarrëveshje dhe nuk ka devijime.

Detyrim i përfaqësueseve diplomatik tonë jashtë vendit është që të jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe të vendosen në shërbim të përfaqësueseve të lartë kur shkojnë për vizitë në ato vendet, deklaroi sekretari shtetëror i MPJ-së, Viktor Dimovski, në konferencë shtypin e sotëm duke u pyetur në pyetjen e gazetarëve pas ankesës së ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska për sjelljen injoruese të ambasadorit Vasko Naumovski, gjatë vizitës së saj në SHBA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sekretari shtetëror ka qenë i pyetur se a bëhet fjalë për ndërhyrje në kompetencat e ministres për mbrojtje në punën e Ministrisë për Punë të Jashtme, veçanërisht siç kanë njoftuar mediat ka pasur sensacione se ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në ambasadat e Maqedonisë në Stokolm dhe Ankara.

I pyetur për deklaratën ambasadës turke për nxënësit nga “Yaya Kemal”, Dimosvski tha se ajo deklaratë po shikohet, me çka MPJ do të dalë me qëndrim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme