Kryeparlamentari iranian, Ali Larijani ka thënë se përgjegjësia për ruajtjen e marrëveshjes ka rënë në Bashkimin Evropian dhe fuqitë tjera që janë ende pjesë e paktit.
“Vendimi i Trumpit për të braktisur marrëveshjen bërthamore ka qenë shfaqje diplomatike, Irani nuk ka obligim për të përmbushuar detyrimet e saj në situatën aktuale”, ka thënë Larijani para parlamentit në Iran.
“Është e qartë se Trump e kupton vetëm gjuhën e forcës”.
Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë përmes faqes së tij zyrtare se Trump “ka gabuar”.
Më 8 maj, presidenti Trump ka njoftuar se do të rikthejë sanksionet ekonomike ndaj Iranit duke u larguar nga pakti të cilin e ka cilësuar “marrëveshje të njëashme e cila nuk është dashur të krijohej kurrë”.
Sipas marrëveshjes së vitit 2015, shtetet nënshkruese janë zotuar për tërheqje të sanksioneve ndaj Iranit në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor të kësaj të fundit.
Franca ka thënë se marrëveshja bërthamore “nuk ka vdekur” pavarësisht tërheqjes së SHBA-së.