Kampioni në fuqi i Evropës dhe finalisti i këtij viti në Ligë të Kampionëve, Real Madridi thuhet se ka bërë hapin e parë drejtë nënshkrimit këtë verë me superyllin e PSG-së, Neymar.
Ish sulmuesi i Barcelonës iu bashkua gjigantit francez për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro gjatë verës së vitit 2017, por besohet se është i zhgënjyer me jetën në Francë ku beson se Topi i Artë mund të jetë një mision i pamundur, transmeton portali arbresh.info.
Vetëm disa muaj pas arritjes së tij, thashetheme rreth rikthimit të mundshëm në La Liga janë shfaqur dhe Real Madridi është shfaqur si një konkurrent tronditës për të siguruar shërbimet e tij.
Raportet nga media spanjolle ‘Diario AS’ pretendojnë që ‘Los Blancos’ janë duke intensifikuar ngadalë përpjekjet e tyre për të nënshkruar sulmuesin brazilian të lënduar për një tarifë prej 260 milionë euro.
Derisa Neymar është duke u përgatitur për gjendjen e tij është në përpjekje për tu rikuperuar në kohë për Kampionatin Botëror, reprezentuesit e tij besohet se tashmë kanë nisur punën prapa skenave me hierarkinë e Real Madridit.
PSG dëshiron të mbajë në skuadër Neymarin, por jo në rast se lojtari më i shtrenjtë në botë nuk dëshiron të qëndroj në Paris./arbresh.info/
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...