Gratë lidershipe 2017 të dala nga NDI dhe USAID nga Java e Gruas/Akademia e Grave për Lidership kanë mbajtur sot një protestë të kundërshtuar festimin e 9 Majit – Ditës së Evropës.
Diellza Rama nga ky grup i grave ka thënë para gazetarëve se e konsiderojnë të paarsyeshme që sot të pushohet.
Sipas saj, Kosova është vendi më i izoluar në botë dhe për këtë arsye ishte dashur që Qeveria të punoj edhe sot dhe t’i qoj përpara proceset e ngecura të liberalizimit të vizave, raporton Arbresh.info.
“Jemi dëshmitarë të asaj që Qeveria ka dështuar të përmbush edhe një kriter që është paraparë nga BE e që është luftimi i korrupsionit. Qytetarët e Kosovës sot torturohen me procedura në ambasada. Presin me muaj të tërë për marrjen e një termini, pastaj detyrohen të presin për marrjen e përgjigjes me javë të tëra e që shpeshherë ajo konsiston të jetë negative. Kjo ditë nuk duhet të festohet”, ka thënë Rama.
Ndërkaq, Berita Abazi studente është shprehur se studentët përveç që ballafaqohen me shumë probleme ata përballen edhe me problemin e pamundësisë së lëvizjes së lirë.
Sipas saj, studentët kosovarë trajtohen në mënyrë çnjerëzore kur është fjala për të udhëtuar jashtë vendit për ndonjë bursë studimi, seminar ose konferencë.
“Mundësitë e shumta që kanë studentët që të studiojnë jashtë vendit por edhe pranohen në seminare e konferenca të ndryshme jashtë vendit u pamundësohen ose u anulohen kur ata fillojnë procedurat për viza. Ky izolim i bëhet studentëve bashkë me krejt qytetarët tjetër. Studenti trajtohet në mënyrë çnjerëzore, totalisht ndryshe nga studentët e vendeve të tjera. Pa u integruar e zhvilluar në vendin tonë, nuk mund të integrohemi askund”, ka thënë Abazi./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1782320655166352/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...