Për cilën fotografi në Instagram, Sofia Richie mori 100,000 mijë dollarë?

11:04 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Sofia Richie bën më shumë para me një lëvizje të gishtit sesa shumica e njerëzve gjatë një viti.

Më 6 maj, modelja 19 vjeçare ka postuar një fotografi në Instagram, ku thjesht shihej e ulur në shkallë e ku kishte të veshura këpucë UGG.

“E diel e lumtur! @ugg”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë që e ka ndarë me 3,5 milionë ndjekës në llogarinë e saj.

https://www.instagram.com/p/BidfCgYHTHO/?utm_source=ig_embed

Sipas MailOnline, tinejxherja ka fituar 100,000 mijë dollarë për këtë postim, transmeton Klan Kosova.

Madje, modelja nuk mund as ta fshihte faktin se ky postim ishte krejtësisht për çështje marketingu, pasi fjalia “postim i sponsorizuar nga Ugg” ishte poshtë emrit të saj.

Kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme, pasi shumë shpesh, të famshmit fitojnë para për postimet e tyre në rrjetet sociale.

Madje, modelja nuk është as afër që të jetë ylli që fiton më së shumti në Instagram.

Në fakt, Selena Gomez fiton 543.000 dollarë për secilin postim që është reklamë. Kim Kardashian West merr 500.000 dollarë për një postim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme