Thaçi nga Berlini: Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi i vizave

10:34 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Berlin ku do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thaçi ka thënë pak para takimin në një status në Facebook se hapi i parë për çdo gjë duhet të jetë liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë, përcjell Arbresh.info.

Lexoni të plotë statusin e tij:

Dita e Europës më gjen në Berlin ku kam takim bilateral ne Kancelarën Merkel. Porosia ime është e qartë: jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Europian dhe vlerat europiane. Tani duhet të punojmë me partnerët në Berlin, Bruksel, kryeqytetet europiane por edhe Uashington, që ëndrra shekullore e popullit të Kosovës të bëhet realitet. Dialogu, pajtimi por para së gjithash puna e sinqertë do të na sjellin në këtë cak. Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë. HTH./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme