Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në Kampionatin Evropian të Karatesë për në Novi Sad nga autoritetet e Beogradit është i papranueshëm, ka thënë sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Mëngjesin e hershem të së mërkurës, karateistëve kosovarë – të cilët një ditë më parë ishin paralajmëruar se do të lejoheshin të garonin vetëm me emër dhe mbiemër dhe pa simbole shtetërore të Kosovës – iu ndalua hyrja në Serbi në pikën kufitare në Merdare.
“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë”, ka shkruar presidenti Thaçi në një status në rrjetin social Facebook.
Presidenti kosovar i ka abuzuar autoritetet serbe se po përpiqen ta politizojë edhe sportin.
“Me sjellje të tilla, Serbia po tenton ta politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”, shkroi ai. /arbresh.info/
Ish-kreu i Kushtetueses: Qeveria s’e shpall Listën Serbe si ...
Protestat po vlerësohen si pikë kthese për Serbinë
Gjesti tërheq zvarrë edhe Xhenetën, kjo shpërthen në vaj
Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur
Aksident ajror në Shtutgart, ndalen fluturimet – policia jep...
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane