Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me ndalimi e karateistëve të Kosovës në kufi.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se akti i bllokimit të karateistëve të Kosovës në kufirin serbo kosovar është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë.
Sipas tij shtetësia e Kosovës nuk kontestohet dot me veprime që nuk i mbushin mendjen as më budallait të nacionalistëve serbë në opinionin publik kinse Serbia nuk e pranon shtetësinë e Kosovës.
Statusi i plotë:
Akti i bllokimit të karatèistëve të Kosovës në kufirin serbo kosovar është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë. Shtetësia e Kosovës nuk kontestohet dot me veprime që nuk i mbushin mendjen as më budallait të nacionalistëve serbë në opinionin publik kinse Serbia nuk e pranon shtetësinë e Kosovës. Shtetësia kosovare ekziston dhe është pranuar ndërkombëtarisht.
Federatat botërore sportive kanë rregulla të forta për shtetet që pengojnë pjesëmarrjen e sportistëve në aktivitete të ndryshme sepse sporti i shërben paqes dhe pajtimit mes popujve. Pak vite më parë në rastin e Majlinda Kelmendit, pikërisht prej këtyre rregullave, Rusia pranoi pasaportën, flamurin, himnin e Kosovës. Ne do i kërkojmë organizmave sportive ta përjashtojnë Serbinë.
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...
Theu kutinë për pesë mijë euro, G Bani merr penalizimin nga ...