Të sëmurët nga kanceri tashmë kanë filluar t’i humbasin shpresat për shërim, pasi më shumë se një muaj nuk kanë marrë terapi për shkak të mungesës së barnave për kimioterapi në Klinikën e Onkologjisë. Mungesën e barnave e konfirmon edhe drejtori i Repartit të Onkologjisë, derisa zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë premtojnë se nga java që vjen Klinika do të furnizohet me terapi për trajtimin e kancerit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
shërim, pasi më shumë se një muaj nuk ka marrë terapi për shkak të mungesës së barnave për kimioterapi në Klinikën e Onkologjisë. Për shkak të kushteve ekonomike ai nuk ka mundësi as t’i blejë këto, ngase çmimi i tyre nëpër barnatoret private është tejet i lartë. Ai ka treguar për “Zërin” se ishte operuar tri herë jashtë vendit dhe se stafi i Neuroonkologjisë i kishte rekomanduar fillimin e kimioterapive, të cilat janë të nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tij.
“Këto të gjitha janë dhuruar nga Ministria e Shëndetësisë për pacientët, por tani janë vonuar. Aty ku merret kimioterapia në Spitalin e Prishtinës nuk ka asgjë, asnjë lloj ilaçi qe një muaj e më shumë. Kur shkova më thanë se nuk kemi asnjë lloj ilaçi. Unë e përdori një dozë më të lehtë. Ata që marrin për çdo dy ditë po ju tregoj se të gjithë do të vdesin nëse nuk i marrin ato”, ka thënë ai.
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...