3 këshilla që ju ndihmojnë të bëheni personi që ëndërroni të jeni

01:19 | 9 Maj 2018
Trina Galanxhi

Rritja si një person është me të vërtetë e vështirë, por nuk është aspak e pamundur. Ajo çka ju duhet është një vendosmëri e vogël, një etje për të mësuar dhe një dashuri e pafundme për veten dhe universin rreth jush.

Ne, si njerëz, kemi një tendencë të jemi të lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesës dhe një rutinë monotone. Megjithatë, gjithçka që duhet me të vërtetë është aftësia për të menaxhuar emocionet tona dhe për të pranuar të tjerët dhe veten ashtu siç jemi.

Vetëm kur i lëmë të largohen gjërat për të cilat ne ngecim emocionalisht, e kemi një shans për të vëzhguar mrekullitë rreth nesh dhe kjo është pikërisht kur mësojmë të rritemi dhe të jemi një person më i mirë se sa kush ishim dje.

Dhe më poshtë kemi listuar tre zakone që mund t’ju ndihmojnë të transformoheni në një version më të mirë të vetes:

1-Mbajtja e një ditari

Nuk ka asnjë mënyrë për të theksuar më mirë rëndësinë e mbajtjes së një ditari sesa ta vendosni atë si zakonin e parë. Shkrimi rreth detyrave tuaja të përditshme dhe mbledhja e reflektimeve të përditshme mund t’ju ndihmojnë shumë për të përballuar dhe menaxhuar emocionet tuaja. Ky zakon ju lejon të shijoni një perspektivë të ndryshme mbi jetën. Në fakt, është një mënyrë shumë e shëndetshme meditimi.

Përveç kësaj, ju merrni për të lexuar edhe mendimet tuaja të mëparshme, të cilat mund t’ju ndihmojnë shumë që të njihni veten më mirë dhe të mësoni rreth emocioneve tuaja dhe zhvillimeve graduale. Kur ju do të dini se çfarë ju sjell gëzim, ju mund ta adoptoni atë në vazhdimësi.

2-Gjetja e kënaqësisë në vetmi

Nëse keni shpenzuar adoleshencën duke bredhur nëpër festa ose si një budalla i ‘varrosur’ brenda librave, atëherë rritja do t’ju mësojë rëndësinë e vetmisë. Të jesh në gjendje të gëzosh shoqërinë e vetes tënde është një nga dhuratat më të mëdha që mund të kesh.

Vetmia është karburant për rritjen personale, pasi ju lejon të njihni veten. Kur studioni psikologjinë dhe temperamentin tuaj, atëherë dhe vetëm atëherë përpiqeni të ndryshoni atë që duhet ndryshuar dhe më në fund të pranoni atë që nuk mund të ndryshohet.

3-Të bësh atë që të pëlqen dhe të luftosh për të

Në gjuetinë tonë për “thesarin” dhe për punën me pagesë më të lartë e luksin e lehtë, shpesh harrojmë atë që është shumë më e rëndësishme – kënaqësia personale. Nuk ka asnjë mënyrë që ju kurrë të mos ndaleni duke u tallur nëse vazhdoni të bëni diçka që ju e urreni për pjesën më të madhe të ditës tuaj, për pjesën tjetër të jetës suaj.

Nëse nuk e dini se çfarë doni të bëni, atëherë gjejeni atë. Ekziston gjithmonë diçka për çdokënd dhe ekziston një mundësi e madhe që ju ta shmangni atë që doni vetëm për shkak se nuk paguheni shumë mirë, ju duhet të punoni shumë, ose në disa raste, është edhe jotradicionale për shoqërinë në të cilën jetoni.

Në çdo rast, ndaloni të bëni çfarëdo që bëni, gjë që nuk ju sjell kënaqësi juve ose punëdhënësit tuaj dhe filloni të bëni atë që sjell një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Paratë do të vijnë nëse ka pasion dhe çdo herë që bëni atë që doni dhe sa herë që improvizoni mbi të, ju do të rriteni!/gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme