Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga marrëveshja bërthamore me Iranin do të shkaktojë jostabilitet dhe konflikte të reja, raporton Anadolu Agency (AA).
“Tërheqja e njëanshme e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore është vendim që do të shkaktojë jostabilitet dhe konflikte të reja”, ka shkruar Kalın në rrjetin social Twitter, pas shpalljes së vendimit nga presidenti amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja.
“Marrëveshja shumëpalëshe do të vazhdojë me vendet e tjera. Turqia do të vazhdojë të ketë qëndrim të vendosur ndaj të gjitha llojeve të armëve bërthamore”, shtoi Kalın.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...