Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo është nisur drejt Koresë Veriore, dhe vizita e tij po ndodh përpara takimit historik mes udhëheqësit të Koresë Veriore, Kim Jong-un dhe Presidentit Donald Trump.
Pompeo tha se shpresonte të përfundonte planet për bisedimet mbi denuclearization e gadishullit Korean, transmeton portali arbresh.info
Ai tha gjithashtu se shpresonte që Koreja e Veriut “të bënte gjënë e duhur” dhe të lirojë tre shtetas amerikanë të ndaluar në vend.
Ky është udhëtimi i dytë i Pompeos në Phenian.
Ai është takuar me liderin Kim Jong-un edhe muajin e kaluar, kur ende mbante pozitën e drejtorit të CIA-s./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...