Donald Trump sapo ka konfirmuar se SHBA do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe do të ri-imponojnë “nivelin më të lartë të sanksioneve”.
Presidenti amerikan foli gjerësisht për atë që e përshkruan si një “regjim monstruoz”, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se marrëveshja nuk bëri asgjë për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit dhe se, edhe nëse vendi i përmbushi plotësisht kushtet e tij (të cilat ai nuk beson se ka bërë), ajo ishte gjithmonë vetëm pak çaste larg realizimit të ambicieve të saj bërthamore.
Donald Trump nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet se si largimi nga marrëveshja do t’i bënte SHBA-të më të sigurta dhe do të çlironte popullin iranian për të përcaktuar të ardhmen e tyre.
Ndërkohë, Izraeli ka thënë se ka vënë re rritjen e aktivitetit ushtarak iranian në Siri dhe po përgatitet për një sulm mbi lartësitë e Golanit.
Duke iu përgjigjur njoftimit, presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Irani mund të vazhdojë me pasurimin e uraniumit në shkallë të gjerë pas vendimit të SHBA, me qëllim që të mbrojë interesat kombëtare iraniane.
Megjithatë, kjo do të varet nga rezultati i negociatave me partnerët evropianë për marrëveshjen, si dhe Kinën e Rusinë.
Udhëheqësit e tjerë botërorë kanë filluar të reagojnë ndaj njoftimit, me Izraelin duke përligjur pozicionin e tyre, dhe liderët evropianë duke ripohuar angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...