Rama: Kush ankohet në portal, merr zgjidhje për dhjetë ditë

22:49 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama iu rikthye platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët.

I ftuar në “Top Show”, Rama u shpreh se çdokush që ka një shqetësim dhe e raporton në portal, merr një zgjidhje brenda 10 ditëve.

“Ne u kemi dhënë njerëzve në dorë instrumentin e bashkëqeverisjes.

Padrejtësitë po shmangen. Unë garantoj që brenda 10 ditësh që njerëzit i adresohen platormës që ne kemi online, ata e marrin një përgjigje”, tha Rama.

Ai theksoi se në portal janë dhënë edhe ide që kanë të zbatueshme si për shembull nisma tre orë në 6 lëndë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme