Google ADS

Aleanca për Shqiptarët kërkon rishikimin e punës së Komunës së Tetovës

21:36 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Aleanca për Shqiptarët sot në një konferencë për shtyp njoftoi se tek Agjencia Shtetërore për Revizion ka dorëzuar kërkesë zyrtare me të cilën kërkon që të bëhet revizion i punës së Komunës së Tetovës, për harxhimin e mjeteve publike për periudhën 2015-2017.

Nga kjo parti dyshojnë se autoritetet komunale në Tetovë, e cila udhëhiqet nga Teuta Arifi e BDI-së, kanë keqpërdorur paratë publike të taksapaguesve tetovarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Iu drejtuam me një kërkesë zyrtare Agjencisë Shtetërore për Revizion që të bëjë kontrolle financiare në Komunën e Tetovës për vitet 2015, 2016 dhe 2017 në menaxhimin e mjeteve financiare, ku ne dyshojmë se kemi keqpërdorim dhe keqmenaxhim të mjeteve buxhetore të taksapaguesve tetovarë”, tha Altrim Mamuti nga ASH.

Nga ASH rikujtuan kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme