Policia e Kosovës ka kryer sot një operacion bastisje në fshatin Janjevë të Lipjanit, për armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, në aksion janë sekuestruar disa armë dhe fishekë, transmeton Indeksonline.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të policisë:
Sot rreth orës 15:00 policia ka krye një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Janjevë – komuna e Lipjanit.
Bastisjet kanë ardhur si rezultat i informacioneve që policia ka marrë në rrugë operative, për posedim të paautorizuar të armës.
Në njërin nga lokacionet e bastisura policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj
Një revole të tipit Bereta, kalibri. 7.65 mm, si dhe Tre copë fishekë, të të njëjtit kalibër.
Policia ka intervistuar personat e dyshuar, dëshmitarët si dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rastin.
Ndërkohë që në konsultim me prokurorin e shtetit po bashkërendon veprimet e mëtejme.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...