Formacionet zyrtare, Les Herbiers – PSG

20:22 | 8 Maj 2018
Arbresh Info

Les Herbiers dhe Paris Saint Germain kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Kupës së Francës.

Fituesi i njëmbëdhjetfishtë, Paris Saint Germain është favorit i plotë i finales së Kupës së Francës kundër Les Herbiers, e cila është një skuadër e divizionit të tretë në kampionatin francez, shkruan portali arbresh.info.

Pavarësisht fitores 3 me 2 në shtëpi në xhiron e fundit kundër Lavalit, Les Herbiers ka pasur në përgjithësi një sezon të dobët pasi qëndrojnë në pozitën e 11-të me vetëm dy pikë larg zonës së dëbimit.

Në rast se ndodhë ndonjë mrekulli, Les Herbiers do t’i bashkohet Le Havres dhe Guingampit si tri klubet tjera nga divizioni i tretë si fitues të vetëm të Kupës së Francës.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 21:05./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme