Disa zyrtarë irakianë të sigurisë pretendojnë që lideri i Shtetit Islami Abu Bakr al-Baghdadi ka gjasa të jetë i plagosur, por ende gjallë duke u fshehur diku në shkretëtirën siriane.
Nuk ka pasur konfirmime që është parë ai nga njerëzit që nga korriku i vitit 2014, kur u xhirua duke e shpallur veten “kalifin” e myslimanëve të botës në një xhami në Mosul. Aktualisht ka një shpërblim prej 25 milionë dollarë për kokën e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Informacioni i fundit që kemi është ai në Al-Hajin në Siri, 18 milje nga kufiri në provincën Deir al-Zor”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Inteligjencës dhe kundër Terrorizmit në Ministrinë e Brendshme të Irakut Abu Ali al-Basri për Fox News.
Ai shtoi se inteligjenca mbi vendndodhjen e Bagdadit po përdorte për të kryer një “bastisje me shumë forca” nga forcat e sigurisë nga Rusia, Siria dhe Irani./Arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor