Google ADS

Lista e kampionëve të Kosovës nga paslufta deri më tani

18:50 | 8 Maj 2018
Arbresh Info

Sigal Prishtina dhe Bashkimi janë finalistë të sivjetmë të IP Superligës së Kosovës në basketboll dhe përmes ndeshjeve ‘play-off’ të finales do të luftojnë për trofeun e edicionit 2017/2018.

Seria finale do të fillojë nga e shtuna në orën 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Skuadra që i regjistron tri fitore shpallet kampion.

https://www.facebook.com/KBPrishtina/posts/1993005570710517

Për të arritur në finale, bardhekaltrit e mposhtën Golden Eagle Yllin, ndërsa prizrenasit fituan ndaj Rahovecit.

Ndërsa para se të shpallet kampioni i sivjetmë, të rikujtojmë skuadrat që e kanë fituar titullin në vitet e pasluftës. Natyrisht se Prishtina e dominon listën.

https://www.facebook.com/BashkimiOfficial/posts/993061267514528

Më poshtë është lista e fituesve të titullit të Kosovës që nga paslufta e publikuar nga faqja zyrtare e FFK-së:

  • 1999/2000 Trepça
  • 2000/2001 Trepça
  • 2001/2002 Prishtina
  • 2002/2003 Prishtina
  • 2003/2004 Dukagjini
  • 2004/2005 Mabetex
  • 2005/2006 Prishtina
  • 2006/2007 Prishtina
  • 2007/2008 Prishtina
  • 2008/2009 Prishtina
  • 2009/2010 Prishtina
  • 2010/2011 Prishtina
  • 2011/2012 Trepça
  • 2012/13 Peja
  • 2013/14 Prishtina
  • 2014/15 Prishtina
  • 2015/16 Prishtina
  • 2016/17 Prishtina

Kush do të shpallet kampion për sezonin 2017/2018? Pritet të shihet nëse do ta mbrojë Sigal Prishtina titullin apo Bashkimi do të shpallet kampion për herë të parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme