Në Cannes gjithçka gati për hapjen e Festivalit të 71-të të Filmit

18:10 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Në Cannes të Francës gjithçka është gati për ceremoninë e sotme të hapjes së Festivalit të 71-të Ndërkombëtar të Filmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali do të hapet me projeksionin e filmit “Të gjithë e dinë” të regjisorit iranian Asghar Farhadi.

Gjatë shfaqjes së filmave që zgjasin deri më 19 maj për çmimin prestigjioz të “Palmës së Artë”, do të garojnë 21 filma.

Kryetarja e jurisë së sivjetshme nëntë anëtarëshe është aktorja australiane dhe fituese e çmimit Oskar, Cate Blanchett.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme