Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar delegacionin e deputetëve të EPP-së nga Parlamenti Evropian, të përbërë nga Andreu Kovatchev, Asim Ademov dhe Adam Szejnfeld.
Në këtë takim është diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës, përfshirë zbatimin e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit, dhe agjendën e reformave evropiane. Këto informacione, Hoxhaj i bëri të ditura edhe në profilet e tij në Facebook dhe Twitter.
Theks i veçantë gjatë këtij takimi iu vu edhe procesit të liberalizimit të vizave. Hoxhaj tha se ka marrë sinjale mjaft pozitive dhe inkurajuese në këtë drejtim, ndërsa është shprehur falënderues për mbështetjen e tyre.
“Pata kënaqësinë ta pres sot delegacionin e deputetëve të EPP-së nga Parlamenti Evropian. Diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës, MSA-në dhe Agjendën e Reformave Evropiane. Shkëmbime mjaft inkurajuese për procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Hoxhaj.
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës