Katër tërmete godasin Kaliforninë

17:39 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Një seri prej katër dridhjesh kanë goditur Kaliforninë për 12 orë, dy prej tyre në afërsi të qyteti Cabazon, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan.

Vetëm pak para orës 05:00 të kohës lokale, dy tërmete të vogla kanë goditur në një hapësirë kohore minutëshe, rreth 7 milje në veri të qytetit, transmeton portali arbresh.info.

Tërmeti i parë ishte i magnitudës 4.5, ndërsa i dyti ishte një 3,2, raportoi USGS.

Të katër dridhjet goditën në një thellësi prej rreth 7 deri në 10 milje, të cilat sizmologët e konsiderojnë të cekët.

Tërmetet midis 2.5 dhe 5.4 janë relativisht të shpeshta (30.000 në vit) dhe mund të shkaktojnë dëme të vogla./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme