Jurgen Klopp nuk do të jetë në gjendje të mbështetet në shërbimet e mbrojtësit të Liverpoolit, Joe Gomez, për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 26 maj.
Qendërmbrojtësi i është nënshtruar një operacioni pas lëndimit në kyç të këmbës derisa po luante me Anglinë kundër Holandës në Amsterdam në muajin mars, megjithëse ai luajti me dhimbje kundër West Bromit dhe Stoke Cityt në dy barazimet, transmeton portali arbresh.info.
20-vjeçari mungoi në çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve si dhe në takimin kundër Chelseas në Premierë Ligë.
Pasi iu nënshtruar thikës, Gomez do të mungoj në finalen e Ligës së Kampionëve dhe pritet të humbas edhe Kampionatin Botëror gjithashtu.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka kohë deri më 3 qershor për të konfirmuar skuadrën e tij prej 23 lojtarëve që udhëtojnë në Rusi./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...