LSDM-ja ka reaguar ndaj akuzave të liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për gjoja keqpërdorime të Zoran Zaevit në komunën e Strumicës, për një parcelë ndërtimore, sa ishte kryetar komune, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Mickosi krejtësisht është zhytur në modelin e gabuar të Gruevskit, i cili njëjtë e akuzonte Zaevin, pa fakte.
LSDM-ja thotë se është joserioze dhe e papërgjegjshme që Mickoski të del me akuza të këtilla, pas katër vitesh, pasi që në atë kohë OBRM-PDUKM-ja ishte në pushtet dhe gjatë kontrolleve nuk gjeti asgjë kontestuese në komunën e Strumicës.
Partia në qeverisje konsideron se Mickoski edhe njëherë tregoi se është aktor i keq, i futur në filmin e paraardhësit të tij, Gruevskit.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...