Sebastian Vettel nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të drejtuar një makinë të Formulës E në të ardhmen.
Kurioziteti për kampionatin e Formulës E po rritet dita-ditës, e këtë e kanë shfaqur edhe pilotë të kompeticionit më të rëndësishëm të garave automobilisitike, Formulës 1.
Ky është rasti i Sebastian Vettel, që nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të drejtuar një makinë të Formulës E në të ardhmen.
“Në gjakun tim kam më shumë benzinë, por nuk kam drejtuar asnjëherë një makinë të tillë. Ndoshta do ta provoj këtë, pasi nuk mund të gjykosh për diçka pa e provuar më parë”, është shprehur Vettel, transmeton “Top Channel”.
Mbetet për t’u parë nëse 4 herë kampioni i botës në Formulën 1 do ta ndërmarrë këtë hap, megjithatë, ai që do të provojë një makinë elektrike të Formulës E do të jetë piloti tjetër gjerman, Nico Rosberg, në ndalesën e radhës së këtij kampionati që do të zhvillohet më 19 maj, në Berlin.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut