Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzime panel ndaj personave S.G (47), nga Serbia, me vendbanim në Vallandovë, si edhe ndaj M.J (51), shtetas i Maqedonisë, me vendbanim në Vjenë, Austri.
Që të dy akuzohen për “nxjerrje jashtë vendit të të mirave që janë nën mbrojtje të përkohshme, ose trashëgimi kulturore apo raritete natyrore”.
Personat e lartpërmendur janë kapur duke tentuar të nxjerrin artefakte të ndryshme, kryesisht monedha, por edhe gjësende tjera.
Ata janë privuar nga liria. Në shtëpinë e S.G janë gjetur edhe gjëra tjera me vlerë./telegrafi
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...