Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, do të shpërblehet me kontratë të re nga Sheffield Wednesday pas formës së lartë të treguar këtë sezon.
Në ndeshjet e fundit Nuhiu është shndërruar në hero të tifozëve të Wednesday, dhe tani ka pranuar se negociatat për kontratën e re me ekipin nga Championshipi i Anglisë, niveli i dytë i futbollit anglez, raporton The Star
28-vjeçarit kontrata aktuale me me klubin i skadon në verë, por drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta mbajnë kosovarin të paktën edhe për tri vite tjera.
Nuhiu ka shkëlqyer te Sheffieldi gjatë këtij viti, duke realizuar hat-trick në ndeshjen e fundit ndaj Norwichit, të cilën skuadra e tij e fitoi 5-1, të dielën.
Nuhiu i ka shënuar 14 gola,11 në kampionat dhe 3 në FA Cup, në 35 paraqitje në të gjitha garat për Sheffieldin këtë sezon.
Çfarë i tha Gresa që u nervozua Gjesti
Qelaj: Dhomat e Specializuara të trajtojnë shqetësimet e ish...
Ngritet aktakuzë në mungesë ndaj një serbi për krime lufte k...
Anija e sanksionuar ruse fundoset në Detin Mesdhe
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...