Mori 20 milonë euro ryshfet, dënohet me burgim të përjetshëm

11:27 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Me burgim të përjetshëm për marrje të ryshfetit është dënuar një ish-zyrtar i partisë komuniste në Kinë. Ai në këmbim të një ndihme, ka marrë bakshish prej afër 20 milionë eurove.

Sun Zhengcai, është zyrtari i lartë i fundit që ka rënë “viktimë” e kampanjës kundër korrupsionit të presidentit Xi Jinping. 54 vjeçarit do t’i konfiskohen të gjitha pasuritë e fituara jashtëligjshëm, raporton BBC.

Presidenti kinez e ka shpallur mision personal rrënimin e korrupsionit tejet të pranishëm në vend. Më shumë se një milion zyrtarë janë dënuar që nga ardhja e tij në pushtet. Por, as ndaj tij nuk mungojnë akuzat. Kritikët e akuzojnë atë se po e përdorë fushten kundër korrupsionit për t’i heshtur kritikët.

© SYRI.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme