Bytyqi: Kemi profesione me mungesë të jashtëzakonshme të kuadrove

10:42 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka thënë sot se disa profesione në Kosovë kanë mungesë të jashtëzakonshme të kuadrove.

Bytyqi ka kërkuar gjatë një ligjërate para nxënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri” që ata të orientohen në profesione ku ka më pak interesim dhe në profesione që u sigurojnë të ardhmen, raporton Arbresh.info.

“Kemi shumë profesione që na mungojnë që të rinjtë të merren me to. I kemi shkencat teknike me mungesë të jashtëzakonshme në Kosovë. Sikur të rinjtë tanë të orientohen në profesione që ne kemi mungesë të mëdha nuk do të diskutohej çështja e punësimit. Duhet të kemi një orientim më të rëndësishëm në karrierë”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se Qeveria duhet të mendoj t’i stimuloj nxënësit që të shkojnë në drejtime ku ka më pak interesim, përmes bursave apo pagesës së studimeve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme