Pamje të filmuara nga droni por edhe në tokë shfaqin llavën e cila ngadalë është duke lëvizur drejt rrugëve të Havait, ku pas një shpërthimi të fuqishëm të vullkanit i tërë vendi është përfshirë nga zjarri.
Vullkani Kilauea në Havai tashmë ka shkatërruar 35 shtëpi dhe ndërtesa, derisa 1,700 banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkaqe sigurie, pasi llava lëshon një gaz toksik që mund t’ua rrezikoj jetën, transmeton Telegrafi.
Llava e kuqe ka “përpirë” shtëpi, pemë, vetura si dhe rrugë – duke bërë që gjithçka që i del përpara të bëhet shkrumb e hi.
Pamjet e videos së publikuar më poshtë, shfaq llavën duke lëvizur nëpër rrugë në drejtim të një veture të parkuar të cilën pothuajse e shkrin të tërën.
“Bëhuni gati të evakuoheni”, thuhet në paralajmërimin e agjencisë për mbrojtje civile të Havait. Sipas tyre edhe zona tjera të Havait priten të preken nga kjo sasi e madhe e llavës që ka “pushtuar” qytetet. /Telegrafi/
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...
Edon Zhegrova shënon gol ndaj skuadrës së Strasbourg
Llapi fiton minimalisht në Ferizaj
Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74
Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete ti...
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve t...