Google ADS

Italia ende pa qeveri, bëhet thirrje për zgjedhje të reja

00:47 | 8 Maj 2018
Trina Galanxhi

Pas katër muajsh negociata për formimin e qeverisë, partia më popullore e Italisë, Lëvizja 5 Yjet ka refuzuar sugjerimin e presidentit Sergio Mattarella.

Mattarella ka kërkuar që qeveria të formohet nga një parti neutrale, transmeton portali arbresh.info

“Ne nuk besojmë në qeverinë neutral, e cila është një sinonim me një qeveri teknokrate. Ne do të shkojmë në zgjedhje të reja në korrik”, tha kreu i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio.

Di Maio dhe Matteo Salvini, udhëheqësi i fraksionit tjetër më të madh, Koalicioni Qendror i Djathtë i udhëhequr nga Lega, kanë rënë dakord për zgjedhje të reja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme