Rebelët sirianë kanë filluar të tërhiqen nga enklava e fundit e madhe, e rrethuar, të cilën ata e mbajtën nën kontrollë që nga fillimi i luftës shkatërruese.
Qindra luftëtarë kanë hipur nëpër autobusë së bashku me familjet e tyre në territorin e shtrirë të Sirisë qendrore, mes Homs dhe Hama, transmeton portali arbresh.info
Sipas një marrëveshjeje me aleatët rusë të qeverisë, militantëve iu është dhënë kalimi i sigurt në territorin e kontrolluar nga opozita në Siri veriore.
Kjo është enklava e fundit që mbahej nën kontrollë nga rebelët.
Fushat e vetme të rëndësishme të Sirisë ende në duart e kryengritësve shtrihen përgjatë kufijve të saj në veri dhe jug të largët.
Pas shtatë vite luftë, qeveria e Assadit, me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit, ka marrë në kontrollë pjesën më të madhe të Sirisë qëndrore, përfshirë edhe qytetin e dytë më të madh, Aleppon./Arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit