Isa Mustafa i domosdoshëm për LDK-në

23:44 | 7 Maj 2018
M. A.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për kreun e partisë, Isa Mustafa.

Kelmendi ka thënë në T7 se e ka vizituar Mustafën në shtëpinë e tij, në Prishtinë, pas kthimit të tij nga Gjermania, ku qëndroi disa muaj për trajtim mjekësor.

Sipas Kelmendit, “Mustafa është në përmirësimin e sipër”.

Kelmendi ka thënë se Mustafa “po e përcjell jetën politike”, teksa ka shtuar se ai po vazhdon t’i nënshtrohet një trajtimi fizioterapeutik.

“Mustafa shpejt do të kthehet në jetën politike”, ka paralajmëruar Kelmendi.

Sipas deputetit të LDK’së, Mustafa është “i domosdoshëm” për partinë.

Ai ka thënë se nuk ka dyshim që Mustafa është i aftë të vazhdojë të bëjë punën e tij në LDK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme