Prokuroria e Katanias ka kërkuar dënimet për dy shqiptarë, pjesë e klaneve mafioze siciliane dhe të Cosa Nostras.
Erson Zhuka dhe Ermir Baja u njohën me pretencën pas një procesi të gjatë gjyqësor. Kerkesa ishte 18 vjet burg për Zhukën dhe 12 për Bajën ishte kërkesa e Prokurorisë.
Sipas medias italiane, Erson Zhuka është personi që besohet se çoi në zbulimin e grupit të narkotrafikut të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.
Nga hetimet e nisura ne vitin 2012, autoritetet italiane zbulojnë se Zhuka , që operonte në territorin e Raguzës, kishte kontakte të shumta me Moisi Habilajn.
Ishte vënia nën përgjim e tij qe çoi në identifikimin e këtij rrjeti dhe në arrestimin e drejtuesve kryesore dhe shpalljen në kërkim te disa të tjerëve.
Dënime nga 6 ne 18 vjet u kërkuan për 17 anëtarë të tjerë të grupit ku bënin pjese Xhuka e Baja.
Mediat italiane shkruajnë se me 31 Maj do të paraqiten para gjykatës në një seancë paraprake edhe Moisi Habilaj me 14 persona të tjerë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...