Lluka: Në PTK janë pagat tejet të larta

21:21 | 7 Maj 2018
M. A.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se në Telekomin e Kosovës pagat janë tejet të larta dhe se për mbijetesë të kësaj ndërmarrje padyshim se duhet të ulen shpenzimet.

Në emisionin Puls të KTV-së, Lluka ka thënë se pa përfshirjen e punëtorëve me kontratë mbi vepër, paga mesatare e 2291 punëtorëve del rreth 980 euro.

“27 milionë euro paguhet për paga. Nuk janë të përfshira edhe kontratat mbi vepër. Paga më e madhe mesatare për ndërmarrjet publike në vend është në Telekom. S’do të ishte problem sikur të funksiononte me efiçiencë. Ka 71 milionë euro qarkullim vjetor me 2300 punëtorë, është përgjysmuar shitja. Operatori privat ka pak a shumë të njëjtin qarkullim me vetëm 500 punëtorë e pagë mesatare rreth 600 euro”, ka thënë Lluka.

Edhe pse me humbje financiare, Telekomi vazhdon të shtojë punëtorë

Edhe pse ka publikuar raport negativ financiar, Telekomi i Kosovës ka vazhduar të shtojë punëtorë.

Ministri Lluka ka treguar se vetëm muajin e shkuar, edhe pse në humbje financiare, Telekomi ka punësuar 60 punëtorë në kontratë mbi vepër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme