Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka deklaruar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të meritonte Çmimin Nobel për Paqe, nëse ai do t’ia dilte të zgjidhte problemet me Iranin dhe gadishullin Korean.
“Nëse Trump ia del që të rregullojë situatën me Korenë Veriore dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit, atëherë unë nuk e kuptoj pse ai të mos e merr Çmimin Nobel të Paqes”, tha Johnson për Sky News, transmeton portali arbresh.info
Johnson mendon se këto dy fitore do të bënin Trumpin më favorit për Çmimin Nobel të Paqes sesa Barack Obama.
Obama fitoi çmimin në vitin 2009 për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar midis popujve”, sipas Komitetit Norvegjez të Nobelit.
Boris Johnson ndodhet në vizitë dy ditore në SHBA, ku është duke u përpjekur që të parandalojë Trumpin të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin./Arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation