Dy policët e zhdukur që nga data 29 prill, Armend Trena dhe Malësor Dashi, kanë humbur jetën si rezultat i aksidentit të veturës në të cilën ndodheshin, ndërkohë që nesër pritet të bëhet autopsia edhe e trupit të pajetë të policit Trena, të gjetur sot në lumin Lepenc.
Sot rreth orës 17.00 është gjetur trupi i pajetë i policit Armend Trena ana e njësisë për kërkim-shpëtim, jo shumë larg vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, ku humbi jetën edhe polici tjetër Malësor Dashi, trupi i të cilit ishte gjetur ditë më herët.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka deklaruar pas gjetjes së trupit të pajetë edhe të policit të dytë të zhdukur, Armend Trena, se vetura e policëve pas ekspertizës së bërë ka dalë të ketë qenë në gjendje të rregullt.
“Deri tek aksident sipas provave që kemi siguruar deri tani dyshohet se është aksident trafiku. Kjo bazohet në edhe sipas ekspertizës së komunikacionit, e cila ka rezultuar se vetura zyrtare ka qenë në gjendje të rregullt, pasi fillimisht janë hedhur dyshime se vetura ishte në gjendje jo të rregullt. Kështu që aksidenti i shkaktuar në ditën kritike për momentin nuk dihej se si ka ardhur deri tek shmangia nga rruga dhe hedhja e veturës në lumin Lepenc”, tha ai.
Arsim Gërxhaliu, mjek në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka bërë të ditur se nesër pritet të bëhet autopsia e policitë të dytë të gjetur sot Armend Trena, ndërsa tha se gjetja e dy policëve në gjendje të mirë që nga zhdukja e tyre më 29 prill është si rezultat i temperaturave të ulëta të ujit në lumin Lepenc.
“Nesër pritet të bëhet autopsia e të ndjerit Armendit dhe pasdite do të jetë i gatshëm për ceremoninë e funeralit… Nuk ka lëndime karakteristike që mund të them… Janë në gjendje të mirë, pasi temperatura e ujit është shumë e ulët”, tha ai
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...