Largimi i Arsene Wenger nuk lë vetëm keqardhjen e largimit të një ikone të skuadrës, por edhe vshtirësitë për të gjetur pasuesin.
Prej mujash në Angli flitet për njeriun që do të marrë vendin e francezit, por askush nuk i është afruar identikitit.
Në media është folur gjatë për trajnerin aktual të Juves, Massimiliano Allegri dhe ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique. Por sipas Sky Sports asnjëri prej të dye nuk është i bindur për projektin, për shkak të strukturës së re të klubit, ku trajneri i ardhshëm, duhet të punojë ngushtë me dy drejtuesit e rinj të klubit, Raul Sanllehi dhe Sven Mislintat.
Ndërkohë një tjetër emër që ka dalë në skenë është edhe ndihmësi i Guardiolës. Mikel Arteta, i cili është i njohur në radhët e topçinjve.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”